Workshop i Projektit IntActPlan

D e k l a r a t ë p ë r s h t y p
workshop i Projektit IntActPlan

Si aktivitet përmbledhës Workshop i projektit: “IntActPlan: Plan Veprime të integruara për të
rritur veprimtarinë e SME në zonat kufitare dhe për të krijuar mundësi për të depërtuar në
tregjet e reja””, zhvilluar ne kuader te programit IPA Cross – Border «Greqi – Shqiperi 2007 –
2013», do të mbahet në Vlorë (Shqipëri), paraditen e datës 4 Mars 2014, ora 11.30 në Hotel
Pavarësia, Vlorë.
Partnerët e projektit janë: Dhoma e Thesprotisë (Partner Lead), Dhoma e Tregtisë dhe
Industrisë e Qarkut Vlore (LP2) dhe Qendra e Inovacionit të Biznesit të BE- së Epirit (PP2).
Ky Workshop, ka për qëllim:
Shkëmbimin e Praktikave më të Mira,
Përfitimet dhe përdorimin e rezultateve të misioneve të Biznesit & Panaireve,
Përfitimet e qasjes të biznesit të jashtëm, në kërkim.
Lektrime për manaxhim dhe funksioni i medias sociale, Marketing ndërkombëtar si dhe
praktikat aktuale të import-eksportit (gjithë dokumentacioni që duhet të shoqërojë një
produkt në exportin e tij).
Në workshop do të marrin pjesë përfaqësues të partnerëve të projektit IntActPlan, të cilët
do të diskutojnë për implementimin e projektit, menaxhimin e tij dhe si i shërbeu kjo
biznesit dhe sipërmarrjeve. Gjithashtu do të jenë të pranishëm sipërmarrje të cilat kanë
marrë pjesë në B2B dhe Expo, aktivitetet këto të zhvilluara në kuadër të implementimit të
projektit IntActPlan.

Deklarate_per_shtyp_workshop

Kryetar
Ing. Arben BRESHANI