Prezantimi i projektit ECO-FISH /Info Day

Prezantimi i projektit ECO-FISH /Info Day

Në  kuadër  të  projektit  ECO-FISH  “Gjurmë  ekologjike  në  zonën  detare  ndërkufitare  në Sagiada (Greqi) dhe Shqipërinë jugore”ditën e premte  më datë  22/02/2019 ora  11:00, u organizua eventi lokal / Ditë Informuese (InfoDay), nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Qarku Vlorë, në bashkëpunim me partnerët e   projektit SEEP Albania dhe Raf Fondacion, institucioneve të Qarkut, shoqatava të mjedisit dhe shumë prej sipërmarrjeve të qarkut që veprojnë në fushën e akuakulturës.

Eventi u mbajt në qytetin e Orikumit koordinuar nga Kryetari i Dhomës së Tregtisë,Z. Arben Breshani, i cili falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë  aktivitet dhe  prezantoi projektin duke uruar dhe suksesin e tij.

Menaxheri i projektit  vazhdoi më tej me prezantimin e aktiviteteve të projektit dhe rezultatet e pritura të tij.

Eventi vazhdoi me prezantimet e partnerëve të tjerë, të cilët kanë për të kryer studime në fushën e akuakulturës. Z.Simo Ribaj kryetar i shoqatës SEEP Albania prezantoi rolin e tij si partner në këtë projekt dhe sqaroi objektivat dhe rëndësinë e rezultateve si dhe mundësinë e integrimit të tyre në planifikim për shtimin e vlerës së produkteve të detit.

Kryetari i Shoqatës së Peshkimit Z.Astrit Aliaj gjithashtu sqaroi në lidhje me rezultatet e projektit me biznesin e bujqësisë detare dhe mënyrën se si këto do të japin ndikim në këtë fushë.

Në vazhdim të takimit pati diskutime interaktive ndërmjet pjesëmarrësve dhe partnerëve të projektit. Eventi u mbyll me pyetjet e pjesëmarrësve , të cilët morën përgjigje nga partnerët e projektit. Pjesëmarrësit vlerësuan projektin dhe rëndësinë e tij për zhvillimin dhe ruajtjen e fushës së akuakulturës.

“Projekti ECO-FISH po implementohet në kuader të programit të bashkëpunimit ndërkufitar Interreg IPA II “Greqi – Shqipëri 2014 – 2020” dhe ështv bashkëfinancuar nga Unioni European dhe fondet kombëtare të vendeve pjesëmarrëse”

Info Day in the context of the ECO-FISH

“The Chamber of Commerce and Industry is organizing a Local Event/ Info Day in the context of the ECO-FISH Project.

The Event is going to take place on the 22th of February 2019 at 11:00 a.m. at the Orikum, Vlore.

The Event will focus on the presentation of the Project’s actions and expected results and how these interest and affect the entrepreneurial sector of fish-farming”

Local Event/ Info Day
ECO-FISH Project
22/02/2019, 11:00 a.m.
Orikum, Vlore

Ditë Informuese në kuadër të Projektit ECO-FISH

The Chamber of Commerce and Industry is organizing a Local Event/ Info Day in the
context of the ECO-FISH Project.
The Event is going to take place on the 22th of February 2019 at 11:00 a.m. at the
Orikum, Vlore.
The Event will focus on the presentation of the Project’s actions and expected results
and how these interest and affect the entrepreneurial sector of fish-farming

Local Event/ Info Day
ECO-FISH Project
22/02/2019, 11:00 a.m.
Orikum, Vlore

“The ECO-FISH Project is implemented in the context of the Interreg IPA II Cross
Border Cooperation Programme“Greece – Albania 2014 – 2020” και is co-funded by
the European Union and National Funds of the participating countries”
————————————————————————————————–
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë organizon Eventin Lokal / Ditë Informuese në
kuadër të Projektit ECO-FISH. Eventi do të mbahet më 22 shkurt 2019 në orën 11:00
në Orikum, Vlore. Eventi do të fokusohet në prezantimin e veprimeve të projektit dhe
rezultatet e pritshme dhe si këto do të ndikojnë në sektorin e peshkimit ”

Eventi Local / Info Day
Projekti ECO-FISH
22/02/2019, 11:00
Orikum, Vlore

“Projekti ECO-FISH po implementohet ne kuader te programit te bashkepunimit
nderkufitar Interreg IPA II “Greqi – Shqiperi 2014 – 2020” dhe eshte bashkefinancuar
nga Unioni European dhe fondet kombetare te vendeve pjesemarrese”