Seminare Biznesi

Deklarate per shtyp

Seminare Biznesi

Ne kuadrin e zhvillimit te projektit: IntActPlan “Plan Veprimi i integruar per te rritur veprimtarine e SME ne zonat nderkufitare dhe per te krijuar mundesi per te depertuar ne tregjet e reja” si pjese e programit nderkufitare IPA Greqi – Shqiperi 2007 -2013″.

Dhomes se Tregtise dhe Industrise, Qarku Vlore, organizon Seminare biznesi 3 tematikore, duke zhvilluar keshtu nje nga qellimet kryesore te projektit IntActPlan, i cili eshte informimi sa me précis ne sektorin ku IntActplan eshte fokusuar.

Gjate ketij seminari do te behet nje prezantim i shkurter i projektit dhe pjesemarresit ne kete Seminar Biznesi do te kene mundesi te informohen mbi keto 3 tematika:

 

  1. Marketingu dhe eksporte
  2. Legjististatura  e export-importit
  3. Komunikimi marketing dhe mediat sociale

 

Ne keto seminare biznesi do te marrin pjese, biznese te sektorit te frutikultures, peshkimit dhe kultivimit te peshkut, si dhe biznese te sektorit te exportit ne fusha te ndryshme, exportit per bime medicinal, exportit per materiale ndertimi, exportit te puneve te dores etj.

Seminare_biznesi

Realizimi I misionit te pare te biznesit I projektit “IntActPlan” ne Bruksel

 

Deklarate per shtyp

Realizimi I misionit te pare te biznesit I projektit IntActPlan ne Bruksel

 

U realizua me nje sukses te vecante, ne Bruksel (Belgjike) ne 23-25.04.2013, gjate periudhes se mbajtes se panairit nderkombetar te peshkut dhe kultivimit te peshkut ESE 2013 (European Seafood Exposition), realizimi I misionit te pare te perbashket me Dhomen e Thesprotise, ne kuadrin e zhvillimit te projektit: IntActPlan “Plan Veprimi i integruar per te rritur veprimtarine e SME ne zonat nderkufitare dhe per te krijuar mundesi per te depertuar ne tregjet e reja” si pjese e programit nderkufitare IPA Greqi – Shqiperi 2007 -2013″.

Delegacioni pjesemarres se Dhomes se Tregtise dhe Industrise, Qarku Vlore, perfaqesohej nga kryetari i Dhomes, z. Arben Breshani, z. Anest Bezhani, anetar kryesie dhe biznesmen i sektorit te kultivimit te peshkut dhe dy perfaqesues te tjere te grupit te punes se projektit.

Dhoma e Thesprotise, po ashtu kishte nje perfaqesim dinjitoz, kryesuar nga kryetari i Dhomes z. Aleksandro Pasko.

Gjate pjesemarrjes ne kete panair  u be i mundur realizmi I disa takimeve B2B jo vetem me perfaqesues te bizneseve te shteteve fqinje si Itali, Greqi, France por edhe me perfaqeues te bizneseve te Brazilit, Hollande, Spanje etj te cilet ishin te interesuar per te importuar peshk/prodhime deti te ngrira te paketuara.Si dhe kembe bretokese dhe peshq ujerave te embla, fileto peshku  te ngrira te paketuara.

Takimi rezultoi i sukseshem pasi u shkembyen shume kontakte me firmat pjesemarrese u moren informacione rreth nevojava te tyre per import dhe makinerive te ndryshme te ketij sektori gjithashtu u shpernda nje brochure informuese lidhur me potencialet turistike te Qarkut Vlore si dhe direktorine kushtuar agrokultures, kontakteve te subjekteve te cilet kane sui veprimatari kryesore peshkimin, perpunimin, kultivimin e produkteve te ndryshme te detit.

Pjesemarresit ne kete mission biznesi, duke pasur parasysh takimet B2B qe u realizuan, e gjykuan kete pjesemarrje tejet te suksesshme, duke perfituar keshtu njohuri ne rang nderkombetar te ketij sektori dhe kontakte te ndryshme per bashkepunime te mundshme.

KERKESE PER OFERTE NGA DHOMA E TREGTISE

DREJTUAR: AGJENSI LEHTESUESE PER ZHVILLIMIN E AKTIVITETIT
SUBJEKTI: KERKESE PER OFERTE NGA DHOMA E TREGTISE
Dhoma e Tregtise dhe Industrise, Qarkut Vlore, ne kuadrin e implementimit te projektit te
programit IPA “Greqi-Shqiperi 2007-2013” implemeton projektin “IntActPlan: Plan Veprime te
integruara per te rritur veprimtarine e SME ne zonat kufitare dhe per te krijuar mundesi per te
depertuar ne tregjet e reja”, do te zhvilloje aktivitetin “Seminare Biznesi – 3 tematike”, dhe
kerkon oferten tuaj per
Organizimi i Aktivitetit ”Seminar Biznsesi – 3 – tematik” – 8 ore
 Pregatitja e materialit qe do te referohet (sipas udhezimeve)
 Pregatitja e Dosjeve sipas udhezimeve
 Prenotimi dhe sistemimi I salles se seminarit mjetet e nevojshme
 Kontaktimet, njoftimet per ftesat, per te siguruar pjesemarrjen maksimale (me telefon
dhe ftesa)
 Organizimi I drekes
Ju lutem na beni te ditur Oferten tuaj, sipas kerkeses, brenda dates 5/05/2013
Shkarko Dokumentin ne pdf