Home

Çfare ju ofron anetareve Dhoma e Tregtise?

Pajisja me çertifikaten e antaresise ne Dhome eshte nje kerkese e detyrueshme me ligj, njekohesisht dhe nje nga kushtet per marrjen e liçenses se ushtrimit te aktivitetit nga firma juaj.

Çertifikata e antaresise ne Dhomen e Tregtise dhe Industrise eshte dokumenti qe deshmon perpara partnereve te vendit dhe te huaj seriozitetin e firmes suaj, rrit autoritetin tuaj si firme dhe ju krijon lehtesi ne aktivitetin tuaj prodhues, tregtar dhe  te sherbimeve.

Nepermjet Dhomes se Tregtise ju siguroni informacion  te panderprere, lidhje informative me biznesin boteror, oferta, kerkesa si dhe adresat e sakta te partnereve tuaj te mundshem ne bote.

Me mundesite qe ka dhe me aktivitetet qe zhvillon, Dhoma ju krijon mundesi per lidhje dhe kontakt te drejtperdrejte me firma, kompani dhe biznesmene te interesuar per te krijuar marrdhenie biznesi ne Shqiperi.

Dhoma e Tregtise ben prezantimin e firmave shqiptare ne institucionet nderkombetare te biznesit, me te cilat mban lidhje te shumta, si dhe u rekomandon firmave dhe kompanive te huaja, partnere te mundshem nga Shqiperia.